Art & Kulturë

Niseni javën mbarë me operën dedikuar muzikës klasike të Vivaldi-t dhe Bach

Këtë të hënë, më 16 prill, në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, do të jepet një koncert në vazhdimësi të programit Opera On Tour.

Muzika e mrekullueshme e Vivaldit dhe Bach do të bëhen bashkë në një koncert të veçantë, në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Vlorë.

Ky koncert vjen për ju me pjesëmarrjen e orkestrës së harqeve të TKOB dhe trupës së korit, nën dirigjimin e Dritan Lumshi, Gëzim Bulçari – violinë, Xhovana Marku- oboe, sopranot Rezarta Qevani, Dorina Selimaj dhe mezzo soprano, Ivana Hoxha.

Mos e humbisni këtë koncert që do t’ju shkëpusi nga përditshmëria, më 16 prill, ora 19:00. Hyrja në koncert është e lirë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).