“Kush është fajtori?” në Teatrin e Kukullave

Për të gjithë vogëlushët, këtë të shtunë dhe të djelë, vjen në sallën e Teatrin të Kukullave shfaqja “Kush është fajtori?”

Interpretojnë: Kliti Rroshi në rolin e ujkut, Marilda Furxhi si dhelpra dhe Donika Ramallari & Ermonela Alika në rolin e sorrës.

Me skenar të Alma Pina, regjia nga Leonard Daliu, kolona zanore nga Enea Shkurti dhe skulptore Anisa Sala.

Pra, sipas jush, cili është fajtori midis këtyre të treve? Dhelpra, ujku apo sorra? Do ta gjeni më 7 & 8 prill, në orarin 10:30 – 11:30 për të dyja ditët.