Kur punëdhënësit vërejnë këto 10 gabime, nuk të punësojnë! Ja si t’i evitosh

“Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”

Për Naim Frashërin e për gjithsecilin prej nesh, puna përfaqëson një aspekt të rëndësishëm të jetës sonë. Ndonjëherë procesi i punësimit mund të jetë “zemër-thyes”. Prej kompanisë në kompani, nga intervista në intervistë, pa ditur rezultatet e tyre, kjo situatë mund të bëhet stresuese për këdo.

Rezymeja jote mund të jetë arsyeja pse nuk po gjen punë.

Procesi i gjetjes punë për ty fillon dhe mbaron te dërgimi i rezymesë dhe marrja e përgjigjeve negative? CV mund të jetë problemi ytSë shpejti do të publikojmë te Çelësi një guidë për rezymetë, si ti shkruash dhe ti përdorësh si një çelës që hap dyert e shumë mundësive profesionale.

Por nëse bën intervistë dhe nuk zgjidhesh? Mund të ketë disa arsye pse. Ka shpjegime nga më të ndryshmet pse punëdhënësit zgjedhin të mos e punësojnë dikë. Nëse kërkimi yt për punë po zgjat paaaaak më shumë se ç’do doje, edhe pse je thirrur për intervista, një prej këtyre gabimeve mund të jetë pse.

10 GABIME QË TË KUSHTOJNË SHTRENJTË:

  1. NUK U PËRGATITE PËRPARA

Një pyetje e zakonshme që bëhet në intervista është: “Çfarë di rreth kompanisë sonë?”. Kjo pyetje tregon përgatitjen tënde dhe seriozitetin me të cilin e ke marrë intervistën. Nëse nuk e kishe dëgjuar kurrë kompaninë dhe as nuk të shkoi ndër mend të merrje informacion për të, projektet e tyre, historikun etj., kjo lë përshtypje të keqe. Shembull: nëse je web designer, intervistuesit mund të të pyesin rreth përshtypjeve të tua për website e tyre dhe mënyrave si mund ta përmirësosh UI/UX.

Bëj: Ji i/e përgatitur! Përveç informacionit të përgjithshëm, përpiqu të kesh “gati” edhe sugjerime për çfarë ti mund të përmirësosh, nëse këto ide të kërkohen.

  1. FOLËT KEQ PËR SHEFIN E KALUAR

si të gjesh punë 10 gabimet kryesore

Idea e zgjimit në mëngjes ishte e bezdisshme vetëm kur mendoje për të shkuarit në punë sepse shefi do ishte aty? Ai ishte i lemerishëm dhe u përpoq të sabotonte karrierën tënde? Arsyeja kryesore pse u largove nga puna? E tmerrshme, por nuk ke pse ti përmendësh këto momente të pakëndshme në intervistë.

Ato lënë përshtypje më të keqe për ty sesa për ish-shefin tënd.

E njëjta gjë për kolegët e punës së mëparshme, sado të pakëndshëm apo të paaftë, thashethemet rreth tyre janë një shenjë e keqe për punonjësit.

Bëj: Edhe nëse ti nuk e përmend punën e kaluar, shanset janë të larta që dikush nga kompania të të pyesë pse u largove. Sigurohu të kesh një përgjigje të qartë, në të cilën mban përgjegjësi dhe nuk ja lë gjithë fajin faktorëve të jashtëm.

  1. PARAQITJE E PAPËRSHTATSHME

Xhinset e grisura mund të kenë qenë trendi i sezonit pranverë-verë 2019, por nuk do jenë ndonjëherë trendi i intervistave të punës! Shmang veshjet që tregojnë mungesë profesionalizmi. Kodi i veshjes në punë mund të jetë casual; për intervista, thuajse asnjëherë.

Bëj: Kushtoji rëndësi higjienës, zgjidh një veshje të rehatshme e serioze dhe evito aksesorët e tepruar.

  1. PËRGJIGJE E GABUAR RRETH PIKAVE TË TUA TË DOBËTA

si të gjesh punë 10 gabimet kryesore

Për të inkurajuar pjesëmarrjen kur bëjnë një pyetje, mësuesit e profesorët i thonë studentëve se nuk ka përgjigje të gabuar. “Cilat janë pikat tuaja të dobëta?” është një ndër pyetjet kyç që mund të të drejtohen në një intervistë. Në këtë rast ama, ka disa përgjigje që nuk duhen thënë.

Mos:

  • Pretendo se je perfekt. Askush nuk është dhe kjo nuk është ajo që punëdhënësit presin.
  • Ji më i sinqertë seç duhet. Shembull: e zëmë se pika jote e dobët është dashuria për gjumin, e cila bën të shkosh me vonesë në punë çdo ditë. Kjo është vërtet diçka të cilën duhet ta rregullosh: me regjim gjumi, alarme, duke fjetur më herët, minimizuar përdorimin e celularit e kompjuterit orët e vona, duke “shpërblyer” veten me diçka që të motivon sa herë zgjohesh herët etj. A duhet ta përmendësh këtë në intervistë?!

Bëj:

  • Qoftë nëse zgjedh një aspekt personal apo profesional, përgjigju në mënyrë të zgjuar duke përmendur një aftësi që ke ku do doje të përmirësoheshe.
  • Fokusohu te ana pozitive dhe zgjidhjet që ke planifikuar të implementosh për të shndërruar pikën tënde të dobët në një aset. Shembull: nëse je programues, mund të përmendësh një gjuhë programimi (p.sh. Object-oriented) në të cilën nuk je shumë i/e mirë, por dëshiron ta perfeksionosh.
  1. MUNGESË PËRKUSHTIMI

Si departamenti i burimeve njerëzore, si CEO i kompanisë, si një punonjës që po të interviston, të gjithë kanë një të përbashkët.

ATA PRESIN QË TI PËRKUSHTOHESH PUNËS DHE TA SHFAQËSH KËTË DEDIKIM NË PËRGJIGJET E TUA, GJUHËN E TRUPIT, INTERESIN E SHFAQUR, PYETJET QË I DREJTON ETJ.

Meqë ra fjala…

  1. BËTË 0 PYETJE

Fraza “Ke ndonjë pyetje?” shpesh përmbyll intervistat. Pavarësisht kohëzgjatjes së intervistës apo qartësisë së shfaqur nga intervistuesit, duhet të kesh në mendje disa pyetje që mund të bësh. Pyetje rreth pozicionit, pritshmërive të kompanisë, stilit menaxherial e aspekteve të tjera të rëndësishme për ty janë tepër të përshtatshme dhe ndihmojnë për të treguar interesimin.

Një këshillë e vlefshme: Nëse në punën e shkuar u largove për një arsye specifike dhe më pas mendoje “Ah sikur ta kisha ditur që…” mund të jetë tepër ndihmuese të pyesësh rreth këtij aspekti për të evituar të njëjtin gabim strategjik.

Aspekti që ndërthuret në të gjithë këto gabime që kemi përmendur është: përgatitja. Paraqitja, pyetjet, interesi i shfaqur, të gjithë këto elementë tregojnë se sa i/e përgatitur je.

  1. MUNGESA E PRAKTIKËS 

si të gjesh punë 10 gabimet kryesore

Jo, nuk e kemi fjalën për eskperiencën në profesion, por për praktikimin e intervistës. Kërkoji një miku të të intervistojë dhe të të japë mendimet e veta të sinqerta rreth intervistës, sjelljes dhe përgjigjeve të tua.

Mos:

  • Merr të mirëqënë aftësitë e tua të intervistimit, sidomos nëse je në stadet e fillimit të karrierës. Prezantimi para klasës është shumë ndryshe nga intervistat e punës.
  • Mendo se ka diçka të tillë si përgatitja më shumë seç duhet. Praktika nuk është e tepërt dhe nuk do pendohesh kurrë që u mbi-përgatite.

Bëj:

  • Praktiko! Praktiko! Prakiko!
  • Krijo një listë me të gjitha pyetjet e mundshme që mund të të drejtohen dhe përgatit përgjigjet për secilën. Sidomos praktikimi me një mik apo familjar mund të ndihmojë tej mase.
  1. GËNJEVE RRETH EKSPERIENCËS APO KUALIFIKIMEVE

si të gjesh punë 10 gabimet kryesore

Rezymeja duhet të ketë qenë bindëse dhe me interes për kompaninë përderisa je ftuar në intervistë. Sado e mirë strukturuar të jetë CV, nëse ke gënjyer në të, personat që po të intervistojnë do ta dallojnë dhe nuk do të punësojnë.

HUMAN RESOURCES MANAGER E ÇELËSI MEDIA GROUP, ZNJ. OKLEDA ISA, KUJTON NJË RAST NDËR DHJETËRA NGA EKSPERIENCA E SAJ SHUMËVJEÇARE.

Dikush kishte shkruar në rezyme se ishte agjentje shitjesh në terren te një organizatë e rëndësishme shqiptare. Pyetur për target grupin, personi në fjalë nuk kishte kuptuar pyetjen dhe nuk kishte arritur të përgjigjej. E çuditur, Znj. Isa e pyet rreth përgjegjësive dhe lokacioneve që personi zgjidhte të kontaktonte për të kryer shitjet. Përgjigjia përbëhej nga fjalë nën zë e shpjegime të pakuptimta.

Duke i dhënë një shans të fundit, Znj. Isa e kishte pyetur për ditën e personit në punë, në çfarë detyrash e procesesh konsistonte ajo. Kapur “mat”, personi ishte shprehur se kishte gënjyer, pasi kishte dëgjuar se ishte mirë të kishe një CV sa më “të mbushur”. Jo!

Duhen përshkruar bukur e qartë detyrat që ke pasur, por jo të gënjesh për to, pozicionin apo kompaninë. Kur rrugëtimi fillon me gënjeshtra, nuk përfundon mirë asnjëherë. Thjesht do të harxhosh kohën e intervistuesve si dhe tënden, pa rezultat. Edhe në marrëdhënie profesionale, besimi është tepër i rëndësishëm dhe nuk duhet thyer.

  1. NUK DIJE TË “SHISJE” VETEN

Intervistat në fund të fundit janë tregues i aftësive të tua bindëse.

SA MË MIRË TA MARKETOSH VETEN DHE NJOHURITË QË KE, AQ MË TË LARTA SHANSET QË TË TË OFROHET POZICIONI I PUNËS QË TI DO.

P.S. Sidomos nëse po aplikon për një punë në fushën e marketingut apo shitjeve, mënyra sesi “shet” kualifikimet e tua si të duhurat për kompaninë që po të interviston është treguese e menjëhershme për suksesin që do kesh në pozicion.

Jo tamam një gabim, por faktori i fundit në listë, edhe pse jo nga rëndësia është…

  1. NUK ISHIT PERSONI I DUHUR

Fatkeqësisht sado i/e përgatitur të jesh, sado të shkëlqyer të jenë dukur intervistuesit dhe kompania në përgjithësi, ndonjëherë thjesht nuk je një “match”. Pra ka mospërputhje mes pritshmërive të kompanisë për pozicionin e personin që duan të punësojnë dhe aftësive të tua.

  • Ndoshta nuk ka vend aty për dikë me ambicien tënde
  • Ndoshta nevojitet një person më junior/më senior
  • Stili yt i komunikimit nuk përputhet me stilin e tyre (“work culture”)
  • Stili i tyre menaxherial nuk është ai që ti preferon
  • Kanë gjetur një person me një aftësi “extra” që atyre i nevojitet dhe ti nuk e ke
  • Nuk kanë projektet dhe resurset e mjaftueshme për të plotësuar pritshmëritë e dëshirat e tua në plane afatgjata

Sado i/e përgatitur, ndonjëherë thjesht puna për të cilën u intervistove, por nuk u zgjodhe, nuk është e duhura për ty. Mos lejo të të mërzisë ky fakt, por qëndro pozitiv.

Këto janë disa nga gabimet kryesore që punëdhënësit do donin mos ti shihnin më, në mënyrë që secili kandidat të ishte i përshtatshëm dhe procesi i intervistimit të ishte më i thjeshtë e i shpejtë për këdo.