Kur duhet t’i lani flokët?

Mund të duket çudi, por flokët nuk është mirë t’i lani para se të flini. Nëse doni që flokët tuaj të duken me volum duhet t’i lani në mëngjes.

Nëse i lani flokët para se të flini, mund të keni vërejtur se në mëngjes duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se ato nuk janë të yndyrshme, por vetëm duken ashtu.

Një arsye tjetër përse nuk është më mirë t’i lani flokët para se të flini është se qimet e njomura janë më të ndjeshme se të thatat, meqë gjatë natës do të fërkohen për jastëk dhe do të ngatërrohen, shansi është më i madh që të këputen.

Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse vendosni gjithsesi t’i lani flokët para se të shtriheni:

– Përdorni shampo të butë

– I krihni flokët me kujdes pas larjes

-Përdorni solucion për t’i dhënë flokut volum./Shendeti.com.al