Kulaçka në tigan me mbushje si të dëshironi

Kulaçkat në tigan janë një recetë shumë praktike për fëmijët, ose për t’i marrë me vete në punë apo në palestër. Baza është shumë e thjeshtë dhe mund t’i mbushni sipas dëshirës: Shihni videon më poshtë

Përbërësit:

300 g miell

1 vezë

50 g gjalpë

150 g kos

 10 g fryrës keku ose sodë buke

 Kripë

Për mbushjen:

Gjizë

Sallam

Djathë i bardhë

Përgatitja:

Në tas vendosim miellin, shtojmë kripën dhe sodën, e përziejmë me lugë. Shtojmë kosin, gjalpin dhe vezën. Formojmë me duar brumin, e ndajmë në 10 pjesë. Formojmë me duar topa dhe më hapim me pec, trashësia ½ cm. I pjekim në tigan të nxehur me temperaturë mesatare nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë. I mbushim sipas dëshirës me gjizë, djathë ose sallam.