Kujdes: Papastërtia e ambientit ndikon në shtimin e peshës

Studiuesit e Universitetit “Duke University”, mblodhën mostrat e pluhurit nga 11 shtëpi në Karolinën e Veriut dhe identifikuan 50 ndotës. Nga këto, vetëm 1 në 11 u gjet të jetë joaktiv, ndërsa të tjerët treguan efektet në rritjen e triglicerideve në qelizat e yndyrës.

Nga kjo doli se pluhuri përmban çrregullues të gjëndrave endokrine të aftë për të ndryshuar funksionin normal hormonal. Është njësoj si kur shtoni në peshë nga disa mosfunksionime të tiroides. Ndryshe, proçesi endokrin mund të ketë pasoja negative në sistemin riprodhues në të dy gjinitë.