Kufizohet WhatsApp, personat nën 16 vjeç nuk do e përdorin më këtë aplikacion

Së fundmi, aplikacioni WhatsApp ka bërë të ditur një ndryshim në masën e sigurisë së tij. Personat që janë nën moshën 16 vjeç në vendet e BE nuk do të jetë më në gjendje që ta aksesojnë këtë app.

Deri më tani, WhatsApp i lejonte personat në moshën 13 vjeç të përdornin këtë platformë mesazhimi, por rregullat kanë ndryshuar për t’iu përshtatur rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Kështu, përdoruesve do u duhet të konfirmojnë moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim, por nuk është bërë akoma e qartë se si do të bëhet verifikimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Ata po ashtu do të kenë të drejtë të fshijnë të gjitha të dhënat e tyre personale. Aplikacioni planifikon që një kufizim të tillë të moshës të fillojë ta zbatojë në gjithë botën.