Art & Kulturë

Kuçedra – ekspozitë me fotografi

EcoAlbania dhe Instituti I Studimeve Antropologjike dhe Hapsinore, Qendra Kërkimore Sllovene e shkencave dhe artit, do të mbajnë hapjen e ekspozitës me fotografi “Kuçedra – jeta në lumin e fundit të egër në Evropë” në Qendrën Kulturore “Tulla”, Tiranë.

Ekspozita e fotografit amerikan Nick St.Oegger dokumenton lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Përmes fotove të peizazheve dhe njerëzve të Vjosës, projekti paraqet një portret të këtij mjedisi unik, i cili kërcënohet nga planet për të ndërtuar disa hidrocentrale të mëdha.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).