Krishtlindje në Vaun e Dejës, koncerti që do të ndezi qytetin

Për festat e fundvitit, në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” organizohet koncerti i Krishtlindjeve, ditën e shtunë, në Vau i Dejës.

Ky event do të zhvillohet në kuadër të ditës së “Caritas” dhe festës së Krishtlindjeve. Në skenë do të performojnë kori polifonik dhe solistët e “Rozafa Ekspression” nën drejtimin e Zef Çobës, aktorja Roza Anagnosti që mban titullin “Artiste e Merituar”, si edhe në piano do të luajë pianisti Klevis Gjergji.

Koncerti do të mbahet në datën 16 dhjetor, në orën 17:00.