Konkursi “ PENA E RE ” – Prill 2018

MIQ TË KLUBIT LETRAR “PENA E RE ”

Të gjithë ju që jeni nga mosha 16 – 26 vjeç dhe shkruani ese, prozë ose poezi , jeni të ftuar të konkuroni me një punim tuajin në një nga kategoritë e lartpërmendura. Punimi dërgohet në e-mail adresën:

konkursipenaere@gmail.com

shoqëruar me emër, mbiemër numër kontakti dhe një foto e juaja për Konkursin e Përmuajshëm Letrar , të muajit Mars që Pena e Re organizon. Punimet për konkurim për këtë muaj pranohen deri më 20 Prill ora 21:00.

Rregullat që duhet të keni parasysh përpara se të konkuroni:

-Të gjitha punimet duhet të jenë dërguar pa gabime ortografike. Është kusht përdorimi i saktë i shkronjës “ë dhe ç”.

-Në një muaj mund të konkuroni veç me një punim dhe veç në një kategori.

– Të dhënat që iu kërkohen duhet të jenë të sakta dhe të gjitha të plotësuara sipas formatit të mëposhtëm :

* Emri :
* Mbiemri :
* Nr. telefonit :
* Mosha :
* Kategoria e Konkurimit :

-Punimi në çdo kategori nuk mund të jetë më i gjatë se sa 1 (një ) faqe e formatit A4, shkrimi Times New Roman 12.

-Vetëm fituesit e çdo muaji për kategoritë përkatëse si dhe çmimi i meritës pajisen me çertifikatë.

-Nëse punimi që iu keni dërguar si ese nuk përmbush kriteret e një eseje do të skualifikohet automatikisht. Nëse mbetet veç një konkurent në kategorinë ese, ai do do të vlerësohet me çmimin e parë. Nuk mund të penalizojmë një konkurent veç sepse pjesa e tjetër e konkurentëve nuk bëjnë dot dallimin mes esesë dhe prozës.

– Punimet duhet të jenë të papublikuara më parë .

-Çdo punim pranohet vetëm në adresën elektronike .

-Pjesëmarrja në ditën kur zhvillohet konkursi është e domosdoshme ( nëse është e mundur ) pasi humb e drejta e konkurimit pavarësisht përzgjedhjes .

-Nëse keni thyer të paktën një nga pikat më lart, ju nuk do klasifikoheni në dhjetë konkurentët finalë .

Emrat e të përzgjedhurve për të marrë pjesë në Konkurs do të publikohen më datë 23 .04.2018 në Faqen e Klubit Letrar – PENA E RE.

Ndërsa Konkursi do të mbahet më 26.04.2018 ora 17 : 00 – 18:30 tek Qëndra Rinore e Tiranës.

Suksese të gjithëve !