Art & Kulturë

Koncert për fëmijë “Magjia e Baletit”

Zumba Art në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë organizojnë mbrëmjen gala për fëmijë “Magjia e Baletit”

Të gjithë së bashku për të zbuluar magjinë e artit të kërcimit, aty ku fëmijët do te fluturojnë në harmoni me muzikën dhe gjuhën e trupit. Fëmijë të moshave 3 – 15 vjeç do te ngjiten në skenë për të interpretuar balet klasik, kontemporan dhe valle popullore. Si asnjëherë tjetër do të na bashkohen në kërcim dhe fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Ju presim, ditën e Premte 22 Qershor, ora 19:00 te Amfiteatri i Tiranës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).