Art & Kulturë

“Koncert në vitin 1936”, në skenën e Teatrit të Korçës

Të rinjtë e talentuar korçarë sollën në skenën e Teatrit të Korçës shfaqjen “Koncert në vitin 1936”.

Edhe pse jo aktorë profesionistë ata përcollën më së miri pasionin dhe dashurinë e tyre për artin, duke interpretuar në Teatër rolet e njohura të filmit që u xhirua më se ’40 vite më parë.

Kjo iniciativë solli shumë emocione në Teatrin e Korçës dhe u vlerësua nga artdashësit e qytetit juglindor.

Në rolin e këngëtares që në film mban emrin Donika, por që në fakt është e madhja Tefta Tashko Koço interpretoi Gloria Nure.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).