Koncert Gala

Për herë të parë, Shqipëria merr pjesë në Eurovision Young Musicians, një garë e muzikës klasike për instrumentistë të rinj. Një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e një rrjeti europian instrumentistësh që do të jenë e ardhmja e skenave botërore. Shqipëria do të prezantohet në këtë ngjarje të madhe të Eurovizioinit me instrumentistin që do të shpallet më i miri në garë, në koncertin gala “Albanian Young Musicians”, eksluzivitet i Radio Televizionit Shaiptar.

Pas fazës seleksionuese të audicioneve dhe fazës gjysmëfinale, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, kanë filluar përgatitjet për Koncertin Gala të instrumentistëve të rinj.

8 finalistë do të ngjiten në Amfiteatrin e Tiranës, në Parkun e Madh të Liqenit, më datë 11 Qershor, ora 20:00. Në finalizim të këtij koncerti, juria do të përzgjedh fituesin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Young Musicians,që do të mbahet në Edinburg në datat 18 – 23 gusht 2018.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj