Art & Kulturë

Koncert & BBQ në Akademinë Hollywood

Këtë të shtunë, Akademia Hollywood zhvillon koncertin e saj përmbyllës përpara se të zhvendoset, ku do të performojnë nxënësit e kësaj shkolle.

Përpos koncertit, aty do të ketë edhe një barbeque, shumë ushqime dhe muzikë të zgjedhur. Ky është një event i përshtatshëm për fëmijët, pasi do të zhvillohen shumë aktivitete dhe lojra që janë për këtë grupmoshë.

Programi është si më poshtë:

11:00 – Bakeskale për fëmijët nën 10 vjeç

12:00 – BBQ & Koncerti i nxënësve

13:00 – Jam Session

Academia Hollywood ndodhet në Rrugën “Qemal Stafa”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).