Art & Kulturë

Koncert Dita Botërore e Operas

Koncert 23 Tetor 2020- Dita Botërore e Operas

“BEETHOVEN, KOLOSI MUZIKAL”23 TETOR, ORA 18:30 NË OBORRIN E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR, TIRANË

Në pritje të Ditës Botërore të Operas, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ju fton në një koncert që feston forcën dhe qëndrueshmërinë e natyrës njerëzore.

Muzika është e nevojshme tani më shumë se kurrë për të ngritur shpirtrat dhe ata kanë zgjedhur muzikën e Beethoven pasi ajo mishëron mesazhin humanitar të vëllazërisë universale.

Dirigjent: Edmond Doko

Solist në Violinë: Gëzim Bulçari

Ekzekuton: Orkestra e TKOB

HYRJA NË KONCERT ËSHTË E LIRË. Për shkak të vendeve të kufizuara, rezervoni në numrin 067 632 7313 ose duke i shkruar në rrjetet e tyre sociale.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme gjatë gjithë koncertit!

Koncert Dita Botërore e Operas

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).