Art & Kulturë

Komedia satirike “Revizori” në Teatrin Aleksandër Moisiu

“Revizori” është një komedi satirike e Nikolaj Gogol. E shkruar në vitin 1836 ajo konsiderohet si një nga kryeveprat e shkrimtarit rus.

E veshur me ironi, tone groteske e farseske, Gogoli në këtë komedi stigmatizon një klasë të korruptuar që drejton një qytet të vogël, një klasë ku injoranca, babëzia dhe ryshfeti mbizotërojnë. Kur dikush nga lart vjen për të inspektuar punën e kësaj klase të gjithë e humbin toruan dhe janë të gatshëm për çdo gjë për të mos humbur pushtetin.

E vënë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në vitin 1972, ajo rikthehet 47 vitesh në një variant në regjinë e Driada Dervishit me aktorët :
Gentian Zeneli, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Xhejni Fama, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj, Kastriot Shehi, Gjergj Doçi dhe në fund por jo për nga rëndësia Jaho Guma dhe Erjon Hodo.
27, 28 & 29 shtator ora 19:00

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).