Kolona zanore e filmit “Maleficent 2” do këndohet nga këngëtarja shqiptare

Filmi i shumëpritur nga publiku, “Maleficent 2” do të vijë për publikun në kinema më datë 18 tetor, ndërsa vetëm disa orë më parë është publikuar kolona e re zanore e filmit.

Kolona zanore e filmit u këndua nga artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Vetë Bebe e ka ndarë këngën me fansat në rrjetet sociale, duke treguar se ky është projekti i saj i ri.