Art & Kulturë

Klubi i Librit “Akropoli i Ri” 15: ”Profeti” nga Kahlil Gibran

Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës së Klubit të Librit, ditën Dielë, në datën 15.10.2017 në orën 18:30. Libri që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Profeti”, një vepër filozofike e shkruar nga Kahlil Gibran.

Kahlil Gibran ishte një shkrimtar, artist dhe poet. I lindur në Lebanon, ai ju dedikua filozofisë. Nga fëmijëria e tij dimë se ai nuk kishte një edukim formal, por pavarësisht kësaj, brenda tij filnte një shpirt i etur për zhvillim.

Profeti paraqet momentet e lamtumirës dhe rekomandimet për jetën dhe vdekjen e Almustafës, Profetit të zgjedhur dhe të dashur, pasi ai përfundon një qëndrim dymbëdhjetë vjeçar në Orfale. Profeti, vepra më e famshme e Gibranit është shitur në më shumë kopje dhe është përkthyer në më shumë gjuhë se çdo shkrim tjetër i tij. Popullariteti i saj i atribuohet stilit të tij të thjeshtë, bukurisë metrike dhe fjalëve të mençura. Ai fokusohet në marrëdhëniet njerëzore –me veten, me të tjerët, dhe me natyrën.

Në këtë takim do të zhvillohen fillimisht disa prezantime me synim analizimin e disa aspekteve kryesore të librit dhe më pas të gjithë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një bisede të hapur rreth librit.
Leximi ka një aftësi të sjellë bashkë njerëzit me qëllimin që të ndajnë mes njëri tjetrit botëkuptimet e tyre si dhe të njohin këndvështrime të ndryshme nga të tyret. 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).