Art & Kulturë

Klubi i Librit “Akropoli i Ri” 14: ”Mëso të jetosh” nga Seneka

Klubi i Librit “Akropoli i Ri” 14

Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës së Klubit të Librit, ditën e Enjte, në datën 14.09.2017 në orën 18:30. Libri që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Mëso të Jetosh”, një vepër filozofike e shkruar nga Seneka.

Seneka ishte një filozof romak, stoik, burrë shteti dhe dramaturg i “Epokës së Argjendtë” të letërsisë latine. Ai ishte mësues dhe më vonë këshilltar i perandorit romak Nero.

Vepra përshkruan dhe ilustron idealet e induktuara nga filozofia stoike mbi mënyrën e drejtë dhe të mirë të të jetuarit. Idetë që transmetohen në vepër konsiderohen si një trashëgimi kulturore universale e cila buron nga eksperienca dhe reflektimi i thellë i filozofit mbi natyrën e qenies njerëzore dhe botës që e rrethon. Përgjatë librit gjithashtu mund të zbulojmë se sa përparimtare ishin shumë nga idetë e Senekës duke përmendur këtu – zhgënjimin e tij nga shfaqjet e gladiatorëve në arenë apo kritikat e tij për trajtimin e ashpër të skllevërve.

Filozofikë në ton dhe shkruar në një stil origjinal, rreshtat na ftojnë të reflektojmë dhe të zgjerojmë horizontin me anë të vëzhgimit të jetës në një tjetër mënyrë.

Në këtë takim do të zhvillohen fillimisht disa prezantime me synim analizimin e disa aspekteve kryesore të librit dhe më pas të gjithë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një bisede të hapur rreth librit.
Leximi ka një aftësi të sjellë bashkë njerëzit me qëllimin që të ndajnë mes njëri tjetrit botëkuptimet e tyre si dhe të njohin këndvështrime të ndryshme nga të tyret.

Nëse jeni të interesuar duhet të paraqiteni ditën e Enjte, në datën 14.09.2017 në orën 18:30, Rr. ThanasZiko (pranë Vilës Goldi), Vila 86

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).