Kjo këngë do t’ju ndihmojë të flini gjumë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Jake Warren dhe Andy Gbormittah, të njohur ndryshe me emrin “Sound & Air”, kanë krijuar një këngë që shërben për t’i vendosur njerëzit në gjumë.

E quajtur “Zero Point”, ajo i ndihmon personat që t’i zëjë gjumi, duke i shkëputur ata nga mendimet e shumta, emocionet negative apo pozitive dhe i çon në gjendje gjumi. Kënga është një kombinim i muzikës dhe shkencës, e cila ndikon tek truri i njeriut që e dëgjon atë dhe krijon një ndjenjë rehatie, sigurie dhe familjariteti.

Gjithashtu, në këtë muzikë janë përfshirë disa elemente psikologjikë, siç janë tingujt e zogjve që na japin ndjenjën e sigurisë dhe zhurma e valëve të oqeanit, e cila ngjason me zhurmën që bën frymëmarrja e një njeriu që është në gjumë.

Zero Point është një këngë klasike, me nota moderne dhe duke ndërthurur të gjitha elementët shkencorë e muzikorë, ajo ndihmon njerëzit që vuajnë nga pagjumësia që të bëjnë një gjumë të rehatshëm.

Këtë këngë mund ta blini këtu.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj