Kjo është mënyra për të mbajtur ëndrrat mend

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat.

Këto hulumtime të reja nga Universiteti Adelaide, të publikuara në revistën ‘Perceptual and Motor Skills’, kanë analizuar efektet e konsumimit të dozave të larta të suplementeve të vitaminës B6 në 100 pjesëmarrës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin konsumuar 240mg vitaminë B6 – sasi ekuivalente me 558 banane – menjëherë para se të flinin për pesë netë radhazi, ndërkaq gjysma tjetër kishin konsumuar pilula placebo.

Kështu, rezultatet treguan se ata të cilët kishin përdorur suplemente të vitaminës B6 kishin mbajtur mend 64.1% më shumë ëndrra, kishin raportuar për kualitet më të mirë të gjumit dhe ishin ndjerë shumë pak të lodhur kur ishin zgjuar nga gjumi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hulumtimeve, udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë tregojnë se nuk duhet të konsumohen sasi të mëdha të kësaj vitamine në baza të rregullta sepse mund të shkaktojnë dëme të ndryshme.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj