Kjo është cilësuar si kënga më festive për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!

Nëse jeni gjendur shpeshherë duke debatuar me miqtë tuaj se cila është kënga që dëgjohet më shumë për festat e fundvitit, relaksohuni sepse është gjendur përgjigjia!

Sipas një analize statistikore nëntëvjeçare, e cila është bazuar në skema dhe transmetime, është zbuluar se kënga më popullore për festat është “All I Want For Christmas Is You”.

Ky single nga Mariah Carey, ka dalë në vitin 1994 dhe na ka shoqëruar për 23 vjet rresht në çdo periudhë fundviti, saqë është bërë e pamundur për çdo person që mos të dijë përmendësh sikur qoftë vetëm refrenin e kësaj kënge!

Në tabelën e publikuar më poshtë paraqiten këngët e Krishtlindjeve, të cilat kanë kryesuar për shumë javë listat gjatë viteve 2007 dhe 2016. Në vendin e dytë është kënga “Fairytale of New York” e The Pogues dhe Kirsty MacColl.