Kinemaja Politike ne 10 jave!

Kinemja Politike në 10 javë! Dhjetë filma të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave politike. Për të 5-tin vit rradhazi, kjo veprimtari ekstrakurikulare zhvillohet në Universitetin Mesdhetar, inciativë e kthyer në traditë në UMSH dhe që ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar. Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Studentë dhe pedagogë do të analizojnëë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike. Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.Sipas një programi të detajuar, çdo javë, të enjten në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë.

Kinemaja 2017-2018 filmat
Filmi: The People VS. Fritz Bauer
Regjizor: Lars Kraume
Lektor: Nevila Rama
Datë: 09.11.2017

Filmi: Land and Freedom
Regjizor: Ken Loach
Lektor: Emilio Çika
Datë: 16.11.2017

Filmi: Beteja e Algjerit
Regjizor: Gillo Pontecorvo
Lektor: Edon Qesari
Datë: 23.11.2017

Filmi: Salvador Allende
Regjizor: Patricio Guzman
Lektor: Kriton Kuci
Datë: 30.11.2017

Filmi: Vdekja e Kalit
Regjizor: Saimir Kumbaro
Lektor: Ilir Hebovija
Datë: 07.12.2017

Filmi: Dealing with the past
Regjizor: Eric Bergkraut
Lektor: Gertjan Veshaj
Datë: 14.12.2017

Filmi: 13th
Regjizor: Ava DuVernay
Lektor: Mihal Zoto
Datë: 21.12.2017

Filmi: Tickeling Giants
Regjizor: Bassem Youssef
Lektor: Zhanklina Xheraj
Datë: 11.01.2018

Filmi: A woman in Berlin
Regjizor: Max Färberböck
Lektor: Inis Shkreli
Datë: 18.01.2018