Këto 7 ushqime të shëndetshme do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

E keni vrarë mendjen shumë herë se si ka mundësi që shoku që ha më shumë se ju është i dobët, ndërsa ju keni shtuar kilogram?

Organizmi i njeriut funksionon ndryshe tek çdo person, prandaj nëse futeni tek grupi i dytë i njerëzve duhet të bëni kujdes me ushqimet që përzgjidhni.

Mëposhtë janë të listuara 7 lloje ushqimesh, të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Salmoni

Salmoni është një peshk mjaft i shëndetshëm, pasi jo vetëm që ka pak kalori, por edhe ju ngop. Ai është i përbërë nga proteina dhe yndyrna të shëndetshme, si edhe përmban të gjitha llojet e vlerave ushqyese.

Vezët

Sipas disa studimeve të fundit, vezët nuk ndikojnë negativisht në nivelet e kolesterolit dhe  nuk shkaktojnë atak në zemër. Nëse ju keni nevojë për të humbur peshë, zgjidhni vezët, pasi ato janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe proteina.

Perimet me gjethe jeshile

Në këtë grup futen spinaqi, lakra jeshile, rukola, etj, të cilat kanë veti që ju ndihmojnë të humbni peshë. Të pasura me fibra, ato kanë pak kalori dhe karbohidrate.

Patatet e ziera

Ato konsiderohen si ushqimi perfekt për humbjen e peshës dhe për të qenë të shëndetshëm, pasi përmbajnë një gamë të gjerë të vlerave ushqyese.

Mishi i viçit dhe gjoksi i pulës

Ai është konsideruar gjithmonë si shkaktar i shumë problemeve, por nuk ka prova të mira që mbështesin këtë teori. Mishi është një produkt ushqimor i pasur me proteina, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për trupin tonë. Megjithatë, duhet treguar kujdes mbi shmangien e mishit të kuq të përpunuar, pasi studimet kanë treguar se ai mund të krijojë probleme.

Perimet “Cruciferous”

Brokoli, lulelakra dhe lakra janë të pasura në fibra dhe janë shumë të shijshme. Ato kanë nivele të larta të proteinave, por jo aq shumë sa bishtajoret.

Avokado

Avokadot janë një lloj unik i frutave. Avokadot kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme, çka e bën atë një frut me veti të jashtëzakonshme. Ato përmbajnë shumë fibra dhe kalium si dhe mund të përdoren si në sallatë, ashtu edhe në supë.