Art & Kulturë

Këtë sezon festash rikthehet “Lufta e Yjeve” në kinema

Seria e shtatë e një prej filmave më të suksesshëm ndër vite “Star Wars”, do të dalë javën tjetër në kinema, ku pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë për vitin 2017.

Titulluar “Star Wars: The Last Jedi”, filmi do të zhvillojë historinë e Rey, protagoniste në filmin e parafundit, e cila së bashku me Luke Skywalker, do të trajnohet për t’u bërë një jedi dhe gjatë kësaj rruge, do të zbulojë sekretet e forcës së universit.

Ky film do të jetë seria e parafundit e trilogjisë dhe do të shfaqet në të gjitha kinematë në Tiranë duke filluar nga data 14 dhjetor.

Trailer i filmit:

https://www.youtube.com/watch?v=Q0CbN8sfihY

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).