Keni qëruar qepë dhe ju mbajnë erë duart? Ja si ta hiqni sa më shpejt

Pyetja e njohur që i mundon të gjitha gratë dhe burrat që gatuajnë.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe e keni krejtësisht pranë, në kuzhinën tuaj.Qepa është një ndër artikujt më të lashtë të cilin njerëzit kanë filluar në mënyrë të organizuar ta kultivojnë dhe e cila përdoret në të gjitha gjellët në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ka shije dhe aromë shumë të fuqishme, e cila nëse konsumohet e gjelbër fillon të dominojë mbi të gjitha shijet e tjera dhe aromat në ushqim.

Mirëpo edhe pse e doni, nuk dëshironi që gjithë kohës të silleni përreth me aromën e qepës në duar. Nëse edhe ju e ndieni, imagjinoni se sa e ndiejnë të tjerët.

Por si ta shmangni këtë:

Merrni një limon, priteni përgjysmë dhe shtrydheni lëngun direkt në duar. Fërkoni mirë duart, pastaj lani me sapun.

Ndihmë e mirë është edhe soda e bukës. Fërkimi i duarve me sodën e bukës është këshillë e shkëlqyeshme për eliminimin e kësaj arome.