Art & Kulturë

Keni fjetur më shumë se zakonisht dhe ndihni të lodhur? Ja pse

Sipas ekspertit të gjumit dhe autor i shumë librave, Dr. Michael Breus, thotë se jo domosdoshmërish më shumë gjumë do të thotë se është më mirë për ju.

Kjo ndodh sepse shumica e njerëzve kanë nevojë për 7.5 orë gjumë – pra, thënia se ju duhen 8 orë gjumë është vetëm mit.

Por, nga vjen ky numër? Personat mesatarisht kalojnë përmes pesë cikleve të gjumit brenda nate. Çdo njëri nga ato cikle është përafërsisht 90 minuta i gjatë. Pesë cikla nga 90 minuta mund të përkthehet në total prej 7.5 orëve.

Breus thotë se nuk është vetëm sasia e orëve të gjumit ajo që ka rëndësi, por edhe nga cili cikël i gjumit zgjoheni.

Ekziston faza e parë e gjumit, faza e dytë, e tretë, e katërt dhe faza REM. Sipas Breus, është më së lehti të zgjoheni nga gjumi kur jeni në dy ciklet e para të gjumit, faza REM është pak më e vështirë, ndërsa faza e tretë dhe e katërt janë më të vështirat.

Kur flini një apo dy orë më shumë se zakonisht, mundësitë janë se do të zgjoheni nga cikli REM apo nga cikli i tretë e i katërt, gjë që do të thotë se do të ndjeheni më të lodhur gjatë ditës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).