Këngëtari shqiptar, pjesë e festivalit të Sanremos

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ermal Meta, një këngëtar shqiptar që prej kohësh është një emër i njohur në Itali, do të marrë sërish pjesë në festivalin e Sanremos në shtetin italian.

Këtë herë, ai vjen në një bashkëpunim me artistin italian Fabrizio Moro, ku së bashku, do të konkurojnë nën kategorinë e këngëtarëve të mëdhenj.

Kënga pjesëmarrëse e tyre titullohet “Non mi avete fatto niente”. Vitin e kaluar, Meta konkuroi në Sanremo me këngën “Vietato Morire”, ku morri çmimin e kritikës dhe në fund të natës finale, përfundoi i treti në radhitjen përfundimtare, pas Francesco Gabbanit & Fiorella Mannoia.

https://www.youtube.com/watch?v=4WMejmcT9ZY

Festivali i Sanremo 2018 ka nxjerr ditën e djeshme listën e pjesëmarrësëve për këtë edicion. Ai do të zhvillohet në 6 – 10 shkurt 2018.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.