Art & Kulturë

Këngëtari i njohur italian do të performojë në Festivalin e Këngës në RTSH

Organizatorët e Festivalit të 56-të të Këngës, që do të mbahet në Radio Televizionin Shqiptar, kanë konfirmuar se kantautori italian Riccardo Cocciante, do të jetë pjesë e spektaklit.

Kjo nuk është hera e parë që Cocciante do të vizitoj Shqipërinë. Ai ka qenë për një vizitë zyrtare në vendin tonë në vitin 2013, së bashku me Elhaida Danin, të cilën e ka përkrahur shumë gjatë konkurrimit të saj në “The Voice of Italy”.

Këtë rradhë, ai rikthehet si i ftuari i nderit në Natën e Parë të Festivalit, ku do të performojë disa nga këngët e tij më të suksesshme.

Ndërkohë grupi i organizatorëve dhe i krijuesëve të festivalit, janë në momentet e fundit të përgatitjes. Festivali do të mbahet nga data 21 deri me 23 dhjetor në Pallatin të Kongreseve dhe do të moderohet nga Adi Krasta, me regji të Pali Kukës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).