Këngë Dashurie me Korba

Kenge dashurie me korba…Zhvillohet ne nje dimension pa kohe. Ketu flitet per nje interpretim ndryshe te gjeometrise euklidiane ne castet e kalimit nga njera jete ne tjetren, ose te largimit te kohes, pra te shkeputjes se trupit nga shpiri. Regjisori i ketij teatri muzikal vjen nga thellesite e burimit te kesaj filozofie, ai na sjell te gjalle lidhjen e tij direkt me mitin.

Ai e nderton fabulen e kesaj pjese me atributet baze te qenesise sone. Permasa pa kohe sic jane konceptet dashuri, jete dhe vdekje i japin kuptimin e vertete konceptit atopos. Miti ne kete shfaqje teatrale eshte mekanizmi kryesor i ndertimit te gjithe funksionimit te ngjarjes qe ndjekim ne lojen e shkelqyer aktoriale, te gershetuar me muziken qe te fut ne ndjesine e sirenave ashtu sic Odisea e perjetoi.

Rikthimi i dashurise ne pragvdekje eshte ne fakt vetë Laert Vasili i cili perpiqet te sjell tek ne Rilndjen e vertete te kesaj shoqerie te semure qe kerkon domosdoshmerisht katarsis…
Mos e humbisni! 9 Qershor, ora 20:30 tek Amfiteatri i Liqenit…