Kënga më e re e Rita Orës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka paralajmëruar fansat e saj përmes Instagramit që shumë shpejt do ta lançojë këngën e re me titull, “How To Be Lonely”.

Kënga e cila është shkruar nga këngëtari Lewis Capaldi, do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares. “How To Be Lonely” lançohet më 13 mars dhe besohet se do të shoqërohet edhe me videoklip.