Kënga e kënduar nga këngëtari i famshëm shqiptar zgjidhet më e mira në Greqi

Në Greqi kënga më e mirë është zgjedhur një bashkëpunim mes këngëtarit të famshëm shqiptar, Devis Xherahu dhe këngëtarit grek Lefteris Pantazis. Ata ishin të ftuar në kanalin grek ‘Star’, ku sëbashku kanë performuar para publikut grek këngën ‘Sagapo’, e cila është realizuar në shqip dhe greqisht. Në shqip kënga mban titullin “Unë të dua ty”.

Publiku grek duket se e ka pëlqyer shumë këtë bashkëpunim, duke e përzgjedhur edhe si këngën më të mirë.

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari Devis Xherahu përmes një postimi në Facebook.

“Te dashur miq,

ju prezantoj intervisten tone me mikun tim dhe producentin,

Pantazis,te kanali Star..

ku dueti jone doli numri 1..i anketes artistike javore ne Greqi..

Emisioni..

Sthn folia ton koy koy..🍷🌹😀”, shkruan Xherahu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221736387581924&id=1322816688

Një këngë mjaft ritmike që zbukuron ditët e njerëzve në Shqipëri dhe Greqi, të cilët prej shumë ditësh qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavorusit.