Art & Kulturë

“Kënaqësitë e tradhtisë” ngjitet premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Një histori nga autori Valentin Krasnogorov, shfaqja “Kënaqësitë e tradhtisë” do të ngjitet premierë në skenën e Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 27 prill.

Me regji nga Lorin Terezi dhe nën interpretimin e Kristjana Dodaj dhe Ledjon Zoi, kjo vepër trajton një kompleksitet ndjenjash në tërësinë e vet.

Historia e dashurisë së dy njerëzve të martuar me personin e gabuar, do të marri jetë në skenën e TKE. Kjo shfaqje flet për dashurinë, tradhtinë, martesën, kompromisin dhe njeriu me gjithë ndryshimet e tij.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).