Art & Kulturë

Kek me portokall të karamelizuar

Një tjetër mënyrë për të gatuar portokallin.

Përbërësit për një formë keku:

200gr miell 00,
50gr niseshte patatesh ose misri,
150gr sheqer,
80ml vaj misri,
150ml lëng portokalli,
2 vezë,
1 pako të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira (me vanilje ose jo),
lëkurën e grirë të dy portokalleve.
…për fetat e portokallit të karamelizuara

6 feta portokalli,
1 filxhan kafe sheqer,
2 filxhan kafe ujë.

Përgatija:

Rrahim vezët me sheqerin derisa përbërja të rezultojë kremoze dhe ta rrisë vëllimin.
Shtojmë vajin e misrit, lëkurën dhe lëngun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekës për ëmbëlsira duke i përzierë shumë mirë.
Lyejmë me vaj dhe pak miell një formë për kek, hedhim në të brumin dhe e nivelojmë mirë me ndihmën e një spatule silikoni.
E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35 minuta, duke bërë gjithesesi provën e pirunit për të parë nëse është pjekur edhe brenda.
E lëmë të ftohet paksa në temperaturë ambienti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur në një pjatë.
Ndërkohë që keku ftohet, përgatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim në një tigan fetat e portokallit, i spërkasim me sheqer, shtojmë ujin dhe i lëmë të ziejnë në sherbet për rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjetër.
I vendosim bukur sipër kekut dhe e shërbejmë të prerë në feta.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).