Art & Kulturë

Muzikë live dhe një gotë verë? Ja kush duhet të jetë destinacioni juaj të enjten!

Gerta Mahmutaj ka vite që është aktive në skenën muzikore. Ajo jo vetëm që performon tek Venue Club së bashku me Aurela Gaçen e të tjerë, por me bandën e saj bën live në lokale të ndryshme në Tiranë.

Çdo të enjte, Gerta performon tek Bla Bla Public Bar, disa hite të huaja, por edhe shqiptare për të gjithë që duan të shkëputen nga rutina e tyre e përditshme.

Festa fillon prej orës 21:00, të enjten, ndaj mos e humbisni! Muzikë e mirë, verë dhe shoqëri e mirë janë elementet që e bëjnë një mbrëmje të bukur!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).