Kanella, perfekte për të humbur peshë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Një studim i fundit nga  shkencëtarët e Universitetit të Michigan në Amerikë, kanë arritur në përfundimin se përdorimi i kanellës ndihmon në humbjen e peshës.

Vaji që ndodhet në këtë erëz, prej të cilit kanella merr edhe shijen e saj karakteristike, stimulon aktivitetin e qelizave dhjamore, që çon në djegien e tyre dhe reduktimin e shtresës dhjamore.

Si rezultat i këtij zbulimi, është  rekomanduar përdorimi i kanellës në dietën e përditshme të një personi, për të humbur  kilet e tepërta dhe për të patur një peshë të shëndetshme.

Pra, nëse e pëlqeni kanellën dhe doni të humbisni peshë, filloni ta shtoni atë në vaktet tuaja të çdo dite që të arrini rezultatet që dëshironi.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.