Kafja ju ndihmon të bini në peshë

Për të gjithë adhuruesit e kafes, ky është një lajm shumë i mirë. Përveçse të jep energji, kafja ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Sipas një artikulli nga “The Independent”, dietologë të ndryshëm kanë dhënë mendimet e tyre rreth ushqimit, ku spikatet fakti se për ta, kafja është pija ideale për t’u konsumuar në mëngjes.

“Kafja duhet të jetë gjëja e parë për t’u pirë në mëngjes, pasi jo vetëm rrit nivelet e përqëndrimit dhe të energjisë, por ndihmon edhe në humbjen e peshës”, është shprehur Sarah Flowers, një dietologe.

Por përse kafja ndihmon në humbjen e peshës? Sipas saj, kjo pije përshpejton metabolizmin e njeriut, ku konsumimi i tij i përditshëm, përshpejton proçesin e tretjes, duke stimuluar djegien e yndyrnave.

Image result for person drinking coffee

Nëse doni që të humbisni peshë, rekomandohet konsumi i kafes së zezë dhe shoqëruar me kanellë e xhenxhefil.

Nëse jeni një person që nuk e keni konsumuar kafen rregullisht, filloni duke pirë rreth 100 miligramë kafeinë në ditë dhe nëse trupi juaj e toleron këtë sasi, atëherë rriteni porcionin në 200 miligramë.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj