Art & Kulturë

Kadare, president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të jetë president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Lajmin e ka bërë të  ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në një postim në rrjetet sociale, Margariti  shkruan se ka qenë drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, e cila ia ka propozuar këtë rol të rëndësishëm Kadaresë, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre në Francë.

“Të nderuar, të kemi si “kumbar” të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, shkrimtarin tonë të madh. Ismail Kadare do të jetë president nderi i këtij institucioni të ri. Gjatë një takimi në Paris, Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli ia ka propozuar shkrimtarit këtë rol të rëndësishëm, të cilin ai e ka pranuar”, shprehet Margariti.

Ismail Kadare, poet e prozator, është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).