Art & Kulturë

Kadare ndjek nga afër performancën e Ramë Lahajt në Paris. Ja statusi që shkroi tenori

Familja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ka ndjekur shfaqjen e tenorit të njohur shqiptar, Ramë Lahaj që po mbahet në Operën Kombëtare të Parisit.

Ramë Lahaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë emocionet e tij për pjesëmarrjen e familjes së shkrimtarit në shfaqje dhe ka falënderuar familjen Kadare për ftesën për të kaluar një mbrëmje së bashku.

“Dikur Ismail Kadarenë e njihja vetëm si një prej shkrimtarëve të mëdhenj ndërsa kësaj radhe kënaqësia e të rikthyerit në Operan e Parisit më dha edhe nderin të kem prezent familjen Kadare në njërën prej shfaqjeve të mia. E veçantë të kalonim një mbrëmje bashkë dhe ju faleminderit për ftesën”, shkruan ai në Facebook.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).