Ju vjen fatura e lartë e energjisë elektrike? Nuk i keni ditur këto këshilla

Sipas Departamentit Amerikan të Enegjisë, këto pajisje janë përgjegjëse për më shumë se 10 përqind të enegjisë së shpenzuar në muaj.

Por ato nuk janë të vetmet që shpërdorojnë energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e njerëve i mbajnë të gjitha prizat e vëna 24/7. Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur.

Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht.

Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike?
Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm, kontrolloni matësin e energjisë elektrike, duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji.

Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni
Një ndër mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e enegjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni. Prizat zgjatuese mund të jenë një zgjidhje e mirë, pasi me një buton të vetëm mund të fikni disa pajisje njëherazi.

Hiqni pajisjet e tepërta
Nëse keni një frigorifer të dytë apo pajisje tjetër të tepërt të cilën nuk e keni të domosdoshme, duke e hequr, do të kurseni energji elektrike.