Jashtëtokësori i vogël vjen sërish në Tiranë

Fituesi i katër çmimeve Oscar dhe filmi më i suksesshëm i viteve ‘80, “E.T: Extra – Terrestrial” do të shfaqet të premten tek Qendra Ten.

Me regjisor Steven Spielberg, filmi i vitit 1982 tregon historinë e djalit të vetmuar Elliot, i cili bën shok një jashtëtokësor të quajtur E.T, që është përplasur gabimisht në Tokë. Së bashku me vëllezërit e tij, Elliot e ndihmojnë atë që të kthehet në planetin e tij, teksa përpiqen që ta mbajnë të fshehur nga familja dhe qeveria amerikane.

Një film mjaft i famshëm, që qëndroi si filmi më i suksesshëm për plot 10 vite! Nëse nuk e keni parë, nxitoni ta shikoni falas më datë 5 janar, ora 19:00 tek Qendra Ten.