Ja si titullohet kënga më e re e Skivit

Këngëtari Skivi përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar publikimin e projektit të tij më të ri muzikor të titulluar ‘Pikë’, këngë kjo që është plot nostalgji për stinën e verës.

Ndonëse në pamundësi për të xhiruar klipin, Skivi e ka publikuar këngën me videotekst.