Art & Kulturë

Ja si e mësojnë matematikën fëmijët e njeriut më të pasur në botë

Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, është shpallur njeriu më i pasur në botë, si pasojë e fitimeve marramendëse që merr nga kompania dhe krijimet që ai ka bërë.

Në një intervistë për Vogue, ai dhe gruaja e tij, MacKenzie Bezos, janë shprehur se përdorin disa mënyra efiçente për edukimin e fëmijëve të tyre.

“Ne provuam të gjitha llojet e gjërave… nga mësimet Mandarin, programin e matematikës së Singaporit dhe shumë klube e sporte me fëmijët e tjerë të lagjes”, është shprehur MacKenzie në këtë intervistë.

Programi i matematikës si Singaporit, njohur ndryshe edhe si “qasja zotëruese”, është një metodë e mësimëdhënies së matematikës, që është më e përhapura në Shangai, Kinë dhe Singapor.

“Nëpërmjet kësaj qasje, studentët fillimisht mësojnë një koncept specifik përpara se të shkojnë në ide më komplekse, në një progresion linear”, shpjegon profesori në Universitetin e Essex, Aleksei Vernitski.

Nga aplikimi i kësaj metode në shkollat e Shangai, studentët nuk grupohen sipas aftësive intelektuale të tyre. Kundrejt kësaj, të gjithë studentët kryejnë të njëjtën detyrë në të njëjtën kohë, përpara se të zotërojnë konceptin dhe më pas përparojnë së bashku.

Në të kundërt, shkollat ​​amerikane mësojnë matematikë duke përdorur “qasjen e mendësisë”, e cila synon t’i mësojë studentët një kuptim më intuitiv të koncepteve të matematikës duke filluar me një koncept më të gjerë përpara se të zgjidhësh një problem në hapa të veçantë.

Një studim i vitit 2015-të i 140 shkollave në Mbretërinë e Bashkuar nga Instituti i Edukimit UCL dhe Universiteti i Kembrixhit zbuloi se qasja e zotërimit përmirësoi kohën në të cilën studentët mësonin matematikën.

Dhe në 2015-ën PISA, një provim mbarë botëror që teston 15 vjeçare për aftësitë në matematikë, shkencë dhe leximi, arriti në përfundimin se Singapori ishte vendi me performancën më të mirë në secilën lëndë.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).