Ja se kur do të dali në treg Samsung Galaxy S9

Kompania Samsung ka informuar gjatë konferencës CES se do të lançojë smartphone-in e ri S9 në Konferencën Ndërkombëtare të Telefonisë, që zhvillohet në shkurt.

“Samsung Galaxy s9 do të prezantohet për publikun të dielën, më 25 shkurt, rreth orës 4 të drekës në Barcelonë. Besojmë se disa shtete do të kenë në dispozicion celularin e ri për ta hedhur në treg diku nga data 5 mars.”-, ka deklaruar për shtypin DJ Koh, shefi i sektorit të telefonisë të Samsung.

Megjithatë, asnjë e dhënë rreth përmbajtjes, formës dhe konceptit të S9 nuk është publikuar nga kompania, që të mund të konfirmonte zërat se dizanji i smartphone-it të ri është i përkulshëm. Nuk ngelet gjë tjetër veçse të presim 25 shkurtin.