Art & Kulturë

Ja se çfarë ndodh në darkën sekrete për Krishtlindje të familjes mbretërore angleze!

Kur bie fjala tek festat madhështore që organizon familja mbretërore e Britanisë, gjithkush prej nesh do donte që të ishte të paktën një herë në jetën e vet pjesë e tyre.

Dhe kur flitet për darkën e përvitshme të Krishtlindjeve në pallatin Buckingham, të gjithë duam të dimë se çfarë ndodh në eventin më të pritur të vitit. A e festojnë ata Krishtlindjet njësoj si të gjithë ne? Po mishin e gjelit, që është tradita e Krishtlindjeve, e hanë?

Po ju paraqesim më poshtë me disa fakte rreth kësaj darke.

Kur zhvillohet?

Kjo darkë gjithmonë mbahet në fillim të muajit dhjetor dhe është një nga eventet më të rëndësishme të kalendarit mbretëror.

Kush është i ftuar?

Rreth 1000 të ftuar mbushin përvit sallën e Pallatit Buckingham. Midis tyre janë të ftuar  diplomatët e huaj, ambasadorët e jashtëm, politikanët e Britanisë dhe pjestarët e familjes mbretërore.

Si vishen të ftuarit në këtë darkë?

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë darkë duhet të vishen me rroba të denja për një ballo. Kështu, meshkujt vishen me këmish e kollare të bardhë dhe kostum të zi, ndërsa femrat me fustane të gjatë balloje. Të gjithë të ftuarit inkurajohen që të veshin kostumet e tyre tradicionale, prandaj kjo darkë shërben edhe si një mbremje interkulturore, ku shkëmbehen tradita të ndryshme.

Darka e Krishtlindjeve me familjen mbretërore është një takim formal dhe për këtë arsye, të ftuarit duhet të jenë një ditë më parë në Pallat, me qëllim që të marrin udhëzimet e nevojshme. Ata duhet të jenë të pajisur me pashaportë për të hyrë.

Pra, çfarë ndodh gjatë kësaj mbrëmje festive?

Ky event bëhet për të nderuar të ftuarit ndërkombëtar, të cilët kanë mundësinë të shikojnë pikturat e ndryshme dhe të vizitojnë 6 dhomat brenda pallatit, ku janë varur vepra arti të famshme dhe ambazhur të çmueshëm qindra vjeçarë. Pasi ka kaluar një kohë e shkurtër, hapen dyert dhe orkestra sinjalizon ardhjen e Mbretëreshës dhe familjes së saj. Më pas, çdokush ka mundësinë që të takojë Mbretëreshën Elizabeth II, e cila i përshëndet të gjithë të ftuarit e saj.

Lum si ata që kanë mundësinë të jenë pjesë e kësaj darke…

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).