Art & Kulturë

Ja momentet e fundit të Enver Hoxhës, rrëfyer nga i biri

Së fundmi, djali i ish- diktatorit shqiptar, Sokol Hoxha, ka folur mbi momentet e fundit me babain e tij dhe rreth filmimeve të shfaqura në vitet ’90, ku Enver Hoxha shfaqet në karrige me rrota, teksa shtyhet nga gruaja e tij, në gjendje jo të kthjellët mendore.

“Izolimi i Enver Hoxhës është bërë në sekretim absolut nga populli. Siç nuk është kuptuar asnjëherë as nga poshtë e as nga babai deri në vitet e fundit të jetës së tij, ky qëllim izolimi e bojkotimi konstant deri në muajt e fundit të jetës, madje në keqbërje të shëndetit edhe ndaj meje, Lilianës e fëmijëve të mi, si bijtë e tij jashtë të gjitha klaneve. Por ne flasim vetëm për argumente të interesit të përgjithshëm. Pra, populli përveç nomenklaturës përgjithësisht së implikuar, nuk kuptoi asnjëherë izolimin e Enver Hoxhës, sepse bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin bashkëshortja dhe suksesori i përzgjedhur nga ai vetë”, është shprehur Sokoli për “Panorama”.

Hoxha ka shtuar se përgjatë gjithë kohës që ai e ka takuar babanë, ai është shfaqur gjithmonë përpara tij në gjendje të rregullt mendore:

“Fakt është që kur kemi parë filmimet në vitet ’90, jemi traumatizuar, se vetë ne nuk e njihnim babanë në atë gjendje, prej protokollit të etikës e jo më të filmuar e shpërndarë në të gjithë botën. Përveç këtyre momenteve faktike, dua të theksoj faktin që unë e njoh babanë të kthjellët deri në fund të jetës duke e takuar çdo ditë, natyrisht në momente të posaçme kur na kërkonte ai, sepse dy muajt e fundit të jetës si i paralizuar dhe me kujdesin për të mos folur edhe para nesh prej vështirësisë, komunikonte vetëm me mamanë, e cila na i transmetonte ne. Pas ’90 e shoh të filmuar nga Sulo Gradeci duke u transportuar në karrige me rrota nga bashkëshortja dhe Ramiz Alia për në mbledhje të Komitetit Qendror, e për më tepër në momente jo të rregullta mendore, siç unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Shfrytëzuar këto çaste sigurisht të izoluara, kjo përbën një qëllim të poshtër, jo vetëm ndaj imazhit të tij, por ndaj Shqipërisë për t’u maskuar pas alibisë që është ky njeri kaq monstruoz “për pushtet vetjak” që na ka qeverisur”, ka rrëfyer ai.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).