Ja kush këngëtare e hap Balkan Trafik Festival

Do të jetë këngëtarja turke me origjinë shqiptare, Candan Erçetin e cila do ta hapë edicionin e këtij viti të festivalit Balkan Trafik Festival.

Image result for Candan Erçetin

Erçetin e nisi karrierën rreth viteve 80-të ndërsa në vitin 1986 ajo ishte pjesë e grupit Klips Ve Onlar – i cili e përfaqësoi Turqin në Eurovizion.

Në vitin 1995, albumi i saj “Hazirim” ishte në kryesimin e toplistave muzikore në Turqi. Në vitin 2009 ajo u bë profesoreshë në Universitetin e Galatasaray ndërsa sot njihet si një prej këngëtareve më të njohura nga Ballkani dhe me një bagazh muzikor që ka tejkaluar kufinjtë e kontinentit.

Koncerti fillon në orën 20:00.