Ja disa nga zakonet më të çuditshme të gjenive

Albert Einstein, Benjamin Franklin, Leonardo da Vinci e shumë të tjerë, kanë hyrë në historinë njerëzore si disa prej njerëzve më të zgjuar që kanë jetuar.

Më poshtë ju sjellim disa prej zakoneve të tyre, të cilat kanë bërë bujë dhe janë mjaft interesante.

Albert Einstein

Fizikanti i famshëm, që u bë mbi të gjitha i njohur për ekuacionin E=mc2, flinte të paktën 10 orë në natë dhe dremiste disa herë gjatë ditës.

Leonardo da Vinci

Image result for leonardo da vinci

Piktori dhe shpikësi i makinës fluturuese ndiqte “planin e gjumit Uberman”, ku ai dremiste për 20 minuta për çdo katër orë gjatë ditës.

Benjamin Franklin

Image result for benjamin franklin

Babai themelues i SHBA-ve shpiku rrufepritësen dhe syzet bifokale. Franklini ndiqte një plan të rreptë 13-javor vetëpërmirësimi, ku ai fokusohej në një virtyt për çdo javë. Ai e përsëriste planin katër herë në vit.

Steve Jobs

Image result for steve jobs

Bashkëthemeluesi i Apple ishte i njohur për vëmendjen e madhe për detajet, kur flitej për gjithçka, që nga produktet e deri tek reklamat. Jobs kaloi një herë 30 minuta duke debatuar se çfarë përqindje të ngjyrës gri duhet të përdorte në dyqanet e tij.

Elon Musk

Image result for elon musk

Themeluesi i SpaceX është një mjeshtër në kryerjen e disa detyrave njëherësh. Musk punon me telefon gjatë mbledhjeve, ndërkohë që dërgon emaile teksa kontrollon faturat.

Temple Grandin

Image result for temple grandin

Në moshën 18-vjeçare, ajo shpiku “kutinë shtrydhëse”, një pajisje që ndihmon për të qetësuar fëmijët shumë të ndjeshëm. Grandin kufizoi jetën e saj sociale dhe kaloi më shumë kohë duke bërë atë që donte më shumë: “Çfarë bëj kur shkoj në shtëpi? Punoj”, thoshte ajo. “Jam e martuar me punën”.

Nikola Tesla

Image result for nikola tesla

I njohur për shpikjen e rrymës alternative, Tesla ushtrohej në mënyrë të rreptë. Ai ecte tetë deri në dhjetë milje në ditë dhe i shtriqte gishtërinjtë e këmbës 100 herë çdo natë.