Ja cilët janë filmat dhe serialet më të mirë të 2017

13 REASONS WHY

Me ardhjen e fundit të vitit, besoj të gjithë adhuruesit e kinematografisë bëjnë një përmbledhje se cilat kanë qenë disa nga prodhimet filmike më të bukura të vitit.

Proçesi i selektimit të filmave dhe serialeve më të mirë të vitit është i vështirë; kjo sepse askush që e do kinemanë nuk mund ta ketë të lehtë të zgjedhi disa e të ‘hedhi’ poshtë të tjerët.

Megjithatë, pas një rezultati të marrë nga IMBD dhe nga sondazhet e kryera në faqe të ndryshme, ju prezantojmë me listën e filmave e serialeve më të mirë për vitin 2017:

Filma:

“Get Out” – Ky nuk është thjesht një film horror; Thrilleri dhe misteri e rrethojnë të gjithë filmin, duke e mbajtur shikuesin të mbërthyer pas kolltukut të tij, teksa pret të kuptoj se çfarë është duke ndodhur.

“Get Out”

“The Post” – Me regjizor Steven Spielberg, filmi trajton historinë e gazetës “The Washington Post” në kohën kur ajo iu kundërvu pushtetit të Presidentit Nixon dhe publikoi letrat e Pentagonit, e më pas parashikoi skandalin e Watergate.

“It” – Bazuar në novelën e vitit 1986 nga Stephen King, ky film trajton historinë e frikshme të kllounit Pennywise, i cili rrëmben një e nga një fëmijët e qytetit të vogël Derry. “IT” korri një sukses të madh në kinematë e globit.

“It”

“Goodbye Christopher Robin”; “The Florida Project” – Aktorët fëmijë shkëlqyen këtë vit në këto filma, të cilët nuk duhen humbur pa parë.

“Wonder Woman” – Për mos të folur për këtë film që është zhvilluar në mënyrë të mrekullueshme. Diana, që i përket fisit të lashtë të Amazonave, do të luftojë kundër Hitlerit dhe ushtrisë së tij naziste, që ka në krye një Zot të lashtë grek.

“Wonder Woman”

“War for the Planet of The Apes” – Specia e majmunëve inteligjentë nuk do gjë tjetër veçse të jetojë e lirë dhe në paqe me racën njerëzore, ndaj ata nisen në kërkim të një vendbanimi të ri.

“Dunkirk” & “The Darkest Hour” – Të dy këta filma japin një portret të popullit britanik dhe përpjekjes së tyre të vazhdueshme për të rezistuar gjatë Luftës së II Botërore. Ata përbëhen nga një kast aktorësh të mrekullueshëm: Në filmin e parë luan Tom Hardy dhe këngëtari Harry Styles, ndërsa në të dytin, jep performancën ndoshta më të mirë të tij, Gary Oldman si Winston Churchill.

“Dunkirk”

Serialet

“The Handmaid’s Tale” – Po e fillojmë këtë listë me një nga kryeveprat më të mira të këtij viti. Ky serial portretizon një të ardhme të afërt, kur lindshmëria është e ulët dhe në shtetin e Amerikës vendoset një regjim totalitar, i quajtur Gilead. Në këtë shoqëri, femrat nuk kanë asnjë të drejtë civile dhe ato që janë pjellore, dërgohen për të shërbyer në shtëpitë e drejtuesve të vendit.

“The Handmaid’s Tale”

“13 Reasons Why” – Që në javën e parë që doli, ky serial u bë një fenomen. Ai flet rreth Hannah, një adoleshente, e cila ka bërë 13 kaseta para vetvrasjes së saj. Aty është e regjistruar historia e jetës së saj dhe arsyet e personat që e shtynë atë drejt aktit final.

“Big Little Lies” – Kjo dramë amerikane ia vlen për t’u parë thjesht nga kasti i mrekullueshëm i aktorëve që luajnë në të. Me Nicole Kidman, Shailene Woodley dhe Reese Witherspoon, mos e humbisni këtë serial, prodhim të Netflix.

“Big Little Lies”

“Godless” – Një serial uestern, që trajton aventurat e shoqërisë së njohur amerikane në periudhën kur në shkretëtirë vërtiteshin banditë e kaubojsa.