Art & Kulturë

Ja cilët janë artistët që do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale të Këngës Magjike

 

Edicioni i 19-të i Këngës Magjike ka sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve një numër të madh këngëtarësh të njohur, por edhe të rinj.

Dje ishte nata e parë gjysmëfinale, ku artistë si Rovena Stefa, Stine, Anxhela Peristeri, Stresi, Anxhelo Koçi etj, performuan këngët e tyre pjesëmarrëse në këtë festival.

Sot, më datë 7 dhjetor, do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë. Në këtë skenë, do të ngjiten këngëtarë të famshëm për publikun shqiptar dhe artistë të rinj, duke i dhënë mundësinë të gjithë talenteve të fshehur, që të spikasin në fushën e muzikës.

Performojnë sot, e enjte 7 dhjetor:

Franc Koruni – Jemi njëlloj;

David – Vetëm ne të dy;

Blerina Braka – Mirupafshim dashuri;

Laura Nexha – Je dashuri;

Aurela Thellimi – E diel;

Valon Shehu – Ti mos më shaj;

Egzona Ademi – E ndiej;

Fjolla Morina ft Basta – Shake;

Klejti Mahmutaj – Më mbaj;

Kastro Zizo & Rea Nuhu – Pa faj;

Evi Reçi – Dorëzohu;

Nrg Band – Gocat me martini;

Samanta – Humbur;

Elhaida Dani – E ngrirë.

 

Artistët e rinj:

Algert Sala – Je penduar;

Egys Shahu – Fale zemrën;

Albulena Jashari – Njerëzit;

Silvana Rusi – Ai;

Albina Kelmendi – Si n’fillim;

John Shahu – Medicine;

Gerard Merdani – Fjalët më mungojnë;

Xhon Jesku – Je në mua.

Ndërkaq, më 9 dhjetor do të mbahet nata finale, ku do të performojnë 20 artistët më të votuar nga vet pjesëmarrësit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).